×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Zbythja e Kurtit për dinarin, analist Ramabaja me këshillë: Nuk ka nevojë të bëhet temë kjo

    Insajderi
    12 February 2024 - 19:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Analisti politik, pro pushtetit të Albin Kurtit, Sadri Ramabaja, ka dhënë një këshillë rreth çështjes së dinarit serb në Kosovë.

    Sipas tij “nuk ka nevojë të diskutohet kjo temë”, pasi është dhënë afati i kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare.

    Ky kor kritikash nuk ka kuptim. Partnerët tanë kanë kërkuar afat më shumë është dhënë afat më shumë, tre muaj. Në këtë drejtim nuk kemi çka të diskutojmë më shumë. Nuk ka nevojë të bëhet temë kjo çështje”, deklaroi Ramabaja në KlanKosova.

    Që nga 1 shkurti, në Kosovë ka hyrë në fuqi një rregullore e Bankës Qendrore të Kosovës, e cila përjashton dinarin serb, për kryerjen e pagesave.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark