×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Zëdhënësi i BE: Ata e miratuan propozimin, ranë dakord që nuk nevojiten diskutime të mëtejshme rreth dokumentit

    Insajderi
    28 February 2023 - 14:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka konfirmuar se liderët e Kosovës dhe Serbisë e kanë miratuar të hënën propozimin e BE-së për normalizim të marrëdhënieve.

    “Ajo që u ra dakord në takim është se nuk ka nevojë për diskutime të mëtejshme për përmbajtjen, për tekstin e propozimit dhe se do të punojmë me palët për zbatimin. Natyrisht, ne si BE do t’i ndihmojmë ata. Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona lehtësuese. Ata e miratuan propozimin. Ata ranë dakord që nuk nevojiten diskutime të mëtejshme rreth dokumentit dhe se mund të kalojmë në fazën tjetër”, ka thënë Stano në një konferencë të rregullt për media.

    Të hënën, më 27 shkurt, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, janë takuar në Bruksel për të diskutuar propozimin e BE-së.

    Në fund të takimit, pro-planit është shprehur vetëm kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndërsa Vuçiq – duke iu shmangur deklaratave për planin – ka thënë se është e mundur të arrihen disa kompromise dhe janë duke punuar për zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese.

    Nikoqiri i takimit të liderëve, kryediplomati evropian, Josep Borell, kanë thënë në fund të ditës se të dyja palët kanë shprehur gatishmëri për të vazhduar në zbatimin e marrëveshjes.

    Zëdhënësi i Brukselit, Peter Stano, ka përsëritur se diskutimet e mëtejshme për dokumentin evropian nuk janë më të nevojshme, dhe se tani po punohet për modalitetet e zbatimit të marrëveshjes.

    “Mos e lejo, mos e lejo se nesër do të jetë vonë”, fjalimi i fuqishëm i Rexhep Selimit kundër Zajednicës

    Në 8 mars të vitit 2011 qeveria e atëhershme filloi bisedimet politike me Serbinë të cilat i quajti bisedime teknike.

    Këto bisedime filluan vetëm tre vjet pas shpalljes së pavarësisë, tetë muaj pas fitores së Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GjND) e cila vulosi legalitetin e shpalljes së pavarësisë, 5 muaj pas rezolutës së OKB-së e cila bënte thirrje për dialog për promovim të bashkëpunimit, progresit dhe përmirësimit të jetës së njerëzve, dhe as 3 muaj pas “të gjeturave” të Raportit Dick Marty.

    Ky ishte sfondi kur filluan bisedimet “teknike” me Serbinë, pra në kulmin e arritjes së shtetësisë së Kosovës pas vendimit të GjND-së dhe me një rezolutë të OKB-së që bënte thirrje për përmirësim të jetës së njerëzve.

    Si pjesë e opozitës së atëhershme Lëvizja Vetëvendosje kishte kundërshtuar bisedimet politike me Serbinë, madje duke kaluar edhe një rezolutë me 10 mars 2011 në Parlamentin e Kosovës, por edhe kemi protestuar.

    “Kemi kundërshtuar jo sepse nuk donim kurrfarë dialogu me Serbinë për zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura, por sepse nuk donim negociata politike për çështje të brendshme të Kosovës. Për më keq, këto bisedime politike, e që në fakt ishin negociata për çështje të brendshme, udhëhiqeshin nga njerëz të kompromiseve me Serbinë. Ishin pa parime, pa kufizime dhe pa transparencë”, thuhej në një reagim të Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan Gazeta Insajderi.

    Më 19 prill 2013, qeveria e atëhershme nënshkroi marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, sipas Lëvizjes Vetëvendosje “duke e negociuar kështu veriun e Kosovës me Serbinë e duke e shkelur rëndë kushtetutën e vendit, karakterin shumetnik dhe decentralizimin etnik të së secilës e kishin mbrojtur me aq zell”.

    Dy ditë pas nënshkrimit, më 21 prill 2013 çështja kishte shkuar në Kuvend, dhe me 89 vota për ishte votuar rezolutën që mbështeste Asociacionin.

    Kundër saj kishin dalë krejt deputetët e VV-së, por më i zëshmi ishte ish-deputeti Rexhep Selimi.

    “Kjo rezolutë është kundër interesave të qytetarëve të Kosovës. Kjo rezulutu vetëm interesat e klaneve të Hashim Thaçit i mbron, nuk mbron interesin e Kosovës, nuk mbron interesin e Pavarësisë së Kosovës”, kishte deklaruar Selimi në Kuvendin e Kosovës, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Mos e lejoni z. kryetar Jakup Krasniqi, mos e lejo, mos e lejo, mos e lejo – sepse nesëe do të jetë vonë. Sot është mëngjesi më i rendësishëm për cka kanë luftu dhe punu qytetarët e këtij vendi – është nyja është udhëkryqi, o me Kosovën jashtë Serbisë, o me Serbinë brenda Kosovës”, vazhdonte më zë të lartë Selimi, shkruan Gazeta Insajderi.

    Tash Selimi bashkë me Thaçin dhe Krasniqin gjenden në Hagë, si të dyshuar për krime lufte.

    Propozimi evropian u është dorëzuar palëve fillimisht në vjeshtën e vitit 2022.

    Ky propozim parashihet t’i drejtojë palët drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse.

    Propozim-marrëveshja që është bërë publike pas takimit, përfshin zotimin e palëve për t’i respektuar të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe përkushtimin e tyre për të mos e penguar njëra-tjetrën në proceset integruese.

    Marrëveshjet e deritashme përfshijnë edhe atë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, e cila është arritur në vitin 2013, por nuk është zbatuar kurrë.

    Kurti thotë se në Kosovë nuk mund të ketë asociacion njëetnik me kompetenca ekzekutive, ndërsa Vuçiq insiston në themelimin e tij.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark