×
  • Showbiz
  • Show

    “Do ju denoncoj të dyve në polici”, shpërthen në lot dhe ulëret, çfarë i ndodhi Eglës

    Insajderi
    09 May 2024 - 09:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbrëmja e sotme nuk ka qenë aspak e qetë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Debatet mes Eglës, Julit dhe Merionit kanë agravuar me tone të larta.

    Egla e ka akuzuar Julin se ky i fundit e ka ngacmuar, madje duke përmendur edhe familjen e tij.

    Ndërkohë që Juli i ka thënë Eglës që duhet t’i kërkojë ndjesë që ka përmendur familjen e tij, Egla është shprehur se nuk i ka aspak arsye që t’i kërkojë ndjesë.

    Në momentin që ka qenë tepër e ngarkuar, Egla ka shpërthyer në lot, madje është shprehur se po të kishte mundësi do t’i denonconte në polici, si Julin ashtu edhe Meritonin.

    Pjesë nga debati:

    Egla: Jam e mbledhur, më duhet t’u denoncoj të dyve në polici. Të dy në polici e keni vendin, burrecër. Një grua nuk e meriton këtë, o ndyrsira. Keni ditë që më bini në qafë. Mendoje tek nëna jote, tek motra jote.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark