Zëdhënësi i KQZ-së mohon se ngjarja për alergjitë ka ndodhur në QNR – puna po vazhdon – Insajderi
×
Fokus 1

Zëdhënësi i KQZ-së mohon se ngjarja për alergjitë ka ndodhur në QNR – puna po vazhdon

Insajderi
13 October 2019 - 13:42
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Rreth 26 persona dyshohet se kanë marrë alergji në duar gjatë numërimit të votave të ardhura nga Serbia.

Valmir Elezi, zëdhënësi për media nga KQZ, ka bërë se kjo nuk ka ndodhur në QNR por në hapësirën e Ministrisë së Infrastrukturës.

Madje, ai ka theksuar se puna në Qendrën e Numërimit është duke vazhduar normalisht.

“Sa për sqarim, ngjarja nuk ka ndodhur në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, por në hapësirën e ndërtesës së Ministrisë së Infrastrukturës ku është i vendosur shërbimi votues. Puna në QNR është duke vijuar me normalitet”, ka thënë Elezi për Insajderin.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark