Insajderi
Insajderi

Zëdhënësi i Kurtit poston 5 ngjarjet e javës, “harron” shtypjen e grevisteve dhe miellin në kokën e Muratit

Insajderi
04 September 2022 - 22:24
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Zëdhënësi i Kurtit poston 5 ngjarjet e javës, “harron” shtypjen e grevisteve dhe miellin në kokën e Muratit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Zëdhënësi i kryeministrit të Kosovës, Përparim Kryeziu, ka publikuar një listë me 5 “ngjarjet kryesore” të javës.

Kryeziu, ka “harruar” të përmend edhe presionin e pushtetit ndaj grevistëve dhe tendencën për t’i urdhëruar grevistët që të kthehen në punë, por, i njëjti nuk e ka cekur edhe ngjarjen tjetër të rëndësishme, ose ngjarjen më të komentuar.

Fjala është për gjuajtjen me miell kundrejt ministrit Hekuran Murati nga aktivistët e partisë socialdemokrate, Nol Nushi e Zgjim Hyseni.

Në listën që zëdhënësi i Kurtit publikoi janë të përfshira:

1 Fillimi i zbatimimit të reciprocitetit me Serbinë për kalimin e kufirit

2. Prezantohet pakoja 150 milionëshe për përballje me inflacionin dhe zgjerohet skema “Shtesat për Fëmijë” për fëmijët e lindur nga 1 janari i vitit 2012 (Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve).

3. Dërgohet në kuvend dosja e dokumenteve për Vetting në sistemin e drejtësisë (Ministria e Drejtësisë)

4. Përurohet Abetarja e Përbashkët Unike Kosovë-Shqipëri (Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit).

5. Lansohet platforma për shërbime komunale E-KOMUNAT 5 (Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal).


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark