×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Zëdhënësi i Qeverisë: Kushtetuesja nuk e ka trajtuar marrëveshjen e vitit 2013 për Asociacionin

    Insajderi
    22 February 2023 - 09:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka thënë se Gjykata Kushtetuese e Kosovës nuk e ka trajtuar Marrëveshjen e Parë për Asociacionit të vitit 2013.

    Ai ka thënë se në marrëveshjen e vitit 2015, Kushtetuesja ka konsideruar se marrëveshja është në kundërshtim me pikën që flet për multietnicitetin.

    “Vendimi i Kushtetueses thotë se arsyeja se pse, njëra nga shumë arsyet se pse marrëveshja e 2015 nuk është në përputhje me Kushtetutën, sepse nuk e ka trajtuar të 2013-ës, po 2015-ës… Në 2013 nuk ka shkuar në Kushtetuese. Marrëveshja e 2015 është sfiduar në Kushtetuese. Në 2015 në mesin e 23 shkeljeve, Gjykata thotë se nuk është në përputhje me nenin 3 të Kushtetutës. Ky nen element përbërës e ka multietnicitietin. Nuk mund të ketë një entitet i cili pjesë përbërëse e ka etninë në një shoqëri multietnike. Ky është vendimi i Kushtetueses dhe leximi i secilit jurist”, ka thënë Kryeziu në tëvë1.

    Kryeziu ka thënë se se Kushtetuesja nuk ka mundur ta zhbënte marrëveshjen e 2013 sepse nuk e ka pasur subjekt trajtimi.

    “Nëse Gjykata Kushtetuese e ka rrëzu marrëveshjen, pse duhet me shku në Kuvend? Kur është pyet Kushtetuesja për marrëveshjen e 2015, pa dyshim që baza e marrëveshjes së 2015 është marrëveshja e 2013. Kushtetuesja i përgjigjet vetëm pyetjes që i bëhet, nuk i përgjigjet nënpyetjeve potenciale e që derivojnë. E vetmja arsye pse Kushtetuesja në interpretimin e saj ka thënë që duhet të formohet në bazë të marrëveshjes së 2013, është se, e para nuk e ka pasë në shqyrtim dhe e dyta se nëpërmjet interpretimit të saj për marrëveshjen e 2015 nuk mundet me e zhbë marrëveshjen e 2013, sepse nuk e ka pas si subjekt. Qysh mundet burimi i marrëveshjes së 2015 i cili bie ndesh me 23 pika të Kushtetutës mos me qenë në kundërshtim me Kushtetutën”, ka thënë Kryeziu.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark