×
  • Lajme
  • Insajderi

    Zëdhënësi i Qeverisë: Nuk ka përgënjeshtruar Kurti, ka rritje ekonomike

    Insajderi
    28 September 2022 - 18:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot në Komisionin për Buxhet, raportoi Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti i cili tha se nuk ka pasur rritje ekonomike 4.9 për qind, ashtu siç kishte deklaruar kryeministri Kurti e ministri i Financave, Hekuran Murati.

    Pas kësaj deklarate, ka reaguar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu i cili tha se Kurti ka deklaruar për tremujorin e parë të vitit 2022, ndërsa Guvernatori për projeksionin e rritjes ekonomike për gjithë vitin 2022.

    Tutje, Kryeziu ka thënë se nuk ka përgënjeshtrim por ka rritje ekonomike.

    Postimi i plotë i Kryeziut:

    Reagim ndaj lajmit me titull, “BQK përgënjeshtron Kurtin e Muratin: Nuk pati rritje ekonomike 4.9 për qind”

    Një deklarim i guvernatorit të BQK-së në komisionin parlamentar për Buxhet dhe Financa po përdoret sot pasaktësisht si kinse përgënjeshtrim i deklaratave të kryeministrit Kurti dhe ministrit Murati.

    Kryeministri Kurti në deklarimet e tij, e së fundmi në postimin me rastin e shënimit të 18-mujorit të Qeverisë, i është referuar të dhënave të Agjencisë Kosovare të Statistikave për tremujorin e parë të vitit 2022, sipas së cilave rritja ekonomike për tre muajt e parë të vitit është 4.9%. Citati nga postimi i kryeministrit: “Ndërkaq, në çerekun e parë të këtij viti patëm 4.9% rritje ekonomike”.

    Ndërkaq, në raportimin e guvernatorit në këtë komision, ai i thotë se projeksionet e BQK-së janë se rritja ekonomike për vitin 2022 do të jetë 3.7%.

    Pra, guvernatori flet për projeksionin e rritjes ekonomike për gjithë vitin 2022 sipas projeksioneve të BQK-së, ndërkaq kryeministri Kurti ka folur për shifrat reale të rritjes në 3 mujorin e parë të vitit 2022. Nuk ka përgënjeshtrim. Ka rritje ekonomike.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark