×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Zëdhënësi i SHBA-së kërkon ulje të tensioneve mes Kosovës e Serbisë: Zbatoni marrëveshjet

    Insajderi
    08 November 2022 - 22:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price, tha të martën se Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në bisedimet e lehtësuara nga Bashkimi Evropian përfshirë edhe atë për themelimin e Asociacioni të komunave me shumicë serbe.

    Në konferencën e përditshme me gazetarë, Price tha se Shtetet e Bashkuara pajtohen me vlerësimin e Bashkimit Evropian se zhvillimet e fundit në veriun e Kosovës janë shqetësuese.

    “Ato vënë në rrezik përparimin e rëndësishëm që është arritur në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Largimi i serbëve të Kosovës nga institucionet e Kosovës nuk është zgjidhje për mosmarrëveshjet aktuale dhe ka potencial për ta përshkallëzuar më tutje situatën në terren. Të gjitha palët duhet të ndërmarrin hapa për të ulur tensionet dhe për të siguruar paqe dhe qëndrueshmëri”, tha Price.

    Price tha se Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në bisedimet e lehtësuara nga Bashkimi Evropian përfshirë edhe atë për themelimin e Asociacioni të komunave me shumicë serbe.

    Price tha se Shtetet e Bashkuara pajtohen me vlerësimin e Bashkimit Evropian se zhvillimet e fundit në veriun e Kosovës janë shqetësuese.

    “Ato vënë në rrezik përparimin e rëndësishëm që është arritur në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Largimi i serbëve të Kosovës nga institucionet e Kosovës nuk është zgjidhje për mosmarrëveshjet aktuale dhe ka potencial për ta përshkallëzuar më tutje situatën në terren. Të gjitha palët duhet të ndërmarrin hapa për të ulur tensionet dhe për të siguruar paqe dhe qëndrueshmëri”, tha Price, raportoi Zëri i Amerikës.

    Beogradi zyrtar tha se kthimi i tyre do të varet nga veprimet e mëtejme të Prishtinës.

    “Veprimet e retorikat që rrisin mundësinë e dhunës, vetëm se vënë në rrezik të panevojshëm jetët e qytetarëve të pafajshëm dhe të trupave paqeruajtëse ndërkombëtare. Kosova e Serbia duhet të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e nënshkruara tashmë në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Këtu përfshihet edhe fillimi i negociatave për ta themeluar Asociacionin e Komunave me shumicë serbe”, tha zëdhënësi Price.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark