×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Zëdhënësja e LDK-së: Qeveria Kurti po ngulfatet në afera korruptive dhe izolim ndërkombëtar

    Insajderi
    29 July 2023 - 19:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëdhënësja e LDK, Sibel Halimi, ka thënë se Qeveria Kurti është bosh dhe nuk po e ndryshon jetën e kosovarëve.

    Përmes një shkrimi në Facebook, Halimi tha se ajo çfarë po bën ky pushtet, është ofrimi i armiqëve të fabrikuar për turmat.

    Tutje, ajo tha se kjo Qeverisje është e ngulfatur në afera korruptive dhe e izoluar ndërkombëtarisht.

    Reagimi i plotë i Halimit:

    Autokratët ushqejnë turmat me udhëheqje sipërfaqësore dhe nacionalizëm arkaik të modelit ‘kush nuk është me ne është tradhtar’, sepse vetëm në saje të ndarjes në ‘ne’ dhe ‘ata’, popullistët mbetën në pushtet.

    Pushteti i Albin Kurtit është bosh dhe nuk e ndryshon jetën e qytetarëve, por turmave u ofron armiq të fabrikuar. Në realitet pushteti aktual është duke u ngulfatur në afera korruptive dhe nga izolimi ndërkombëtar.

    Qytetarët duhet ta kuptojnë mashtrimin që po ju bëhet duke mundësuar të riparohen gabimet dhe të shpëtohet shteti.

    Ndërlidhja e çdo situate që nuk i konvenon këtij pushteti me Serbinë është shfrytëzim i traumës së luftës për t’i frikësuar qytetarët, është tendencë e nënshtrimit të tyre.

    Reagimi i çdo njeriu me të përmendur të përjetuarën e rëndë, është instiktiv. Për këtë të vërtetë ky pushtet është i vetëdijshëm, por qytetarët duhet të vetëdijesohen që t’i thonë jo manipulimit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark