×
  • Showbiz
  • Show

    “Zef Deda në spital psikiatrik nga regjimi”, djali i tij Juli rrëfen për herë të parë

    Insajderi
    09 July 2023 - 09:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Aktori Julian Deda, i ftuar në “S’e Luan Topi”, ka bërë një rrëfim emocional për sfidat para viteve ’90 të njeriut të tij të shtrenjtë, të atit Zef Deda, kur ai pati një problem shëndetësor me këmbën.

    I pyetur nga gazetarja Erjona Rusi rreth kësaj çështje, Juli tregon se megjithëse vuante nga këmba, regjimi monist i asokohe e trajtoi Zef Dedën me medikamente për të sëmurë psikik, nga frika se mos arratisej jashtë vendit.

    “Më herët kam qenë 5 apo 6 vjeç, sepse nuk e mbaj mend mirë… Im atë u sëmur dhe rrinte shumë në shtëpi, nuk doli më në televizor, pastaj iku me kurime jashtë njëherë në Vjenë dhe më pas në Hungari. Ne ishim vetëm me mamin. Mendja na rrinte gjithmonë atje dhe kjo ishte periudha më e vështirë e jetës tonë sepse ai dëmtim që kishte në këmbë, në atë kohë nuk mund të bëhej në Shqipëri dhe mund t’i merrte edhe jetën.

    Konjukturat e asokohe e çuan në spital, madje e kuruan edhe për të sëmur psikik sepse thoshin që “ky bën kështu sepse do të dalë jashtë shtetit, do të arratiset ky aktori dhe shtiret sikur i dhëmbë këmba”. Ata mendonin se donte të ikte, pasi problemi që kishte në këmbë ishte ende i panjohur e i pakurueshëm për mjekësinë këtu te ne.

    Në fakt ai kishte thjesht këmbën dhe e nisën atëherë jashtë vendit sepse ai nuk doli në televisor natën e Vitit të Ri. Dhe po të mos dilje në televizor natën e Vitit të Ri për një aktor kishje probleme.

    Kur nuk doli u shqetësua Byroja politike. Thanë po, ku është ky aktori. Sepse atëherë nuk ishte si tani që mund të mos dalësh nga 4 vite në skenë dhe s’kujtohet njeri për ty. Atëherë kujtoheshin.

    Pyetën ku është ky? Dhe iu thanë që është keq nga këmba në shtëpi. Pastaj e dërguan në Hungari dhe madje edhe atje me diagnozën i sëmurë psikik, derisa mjekët e vunë re vetë se çfarë kishte dhe e kuruan”- tha Jul Deda. /TCH/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark