Kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës, janë të bindur se do të dalin fitues të zgjedhjeve me 14 shkurt, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Floretë Zejnullahu, kandidate për deputete e PDK-së, ka thënë se fitorja është e tyre.
Por, ajo ka bërë një thirrje për gjithë qytetarët, që të dalin të votojnë, madje t’i ftojnë edhe miqtë, kolegët e farefisin.
“Fitorja është e jona 🤟🏻. Prandaj të vazhdojmë të takojmë secilin votues, t’i telefonojmë shoqet, shokët, familjarët dhe kolegët që të sigurohemi se secili do të dal për të votuar #PDK134. 👍🏻”
“Faleminderit Orllan🙏🏻. Voto PDK 134. Voto Floretë Zejnullahu 33. #PDK134, #FloretëZejnullahu33, #HoxhajKryeminister1, #Rimëkëmbje”, ka shkruar Zejnullahu në rrjetin social Facebook. Insajderi.org