×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Zelensky falënderon Erdoganin për kthimin në atdhe të ish-komandantëve ukrainas

    Insajderi
    09 July 2023 - 17:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, falenderoi homologun turk Recep Tayyip Erdogan për mbështetjen e dhënë, për kthimin në atdhe të pesë ish-komandantëve ukrainas.

    Në një ceremoni të posaçme në qytetin Lviv, të shtunën, Zelensky i cilësoi heronj ish-komandantët që luftuan në Mariupol. Ai shprehu mirënjohje ndaj palës turke dhe ndaj presidentit Erdogan për ndihmën e tij në lirimin e ish-komandantëve.

    Ish-komandantët udhëhoqën vitin e kaluar luftimet për mbrojtjen e portit të Mariupolit, qyteti më i madh që rusët kanë vënë nën kontroll gjatë agresionit të tyre.

    Forcat mbrojtëse ukrainase rezistuan në tunele dhe bunkerë poshtë uzinës së Azovastalit, derisa në maj morën urdhër nga Kievi që të dorëzoheshin.

    Më shumë se dy mijë prej tyre u zunë robër luftë nga Rusia.

    Moska liroi disa prej forcave ukrainase në shtator, pas një marrëveshjeje për shkëmbimin e robërve të luftës, të ndërmjetësuar nga Ankaraja, sipas së cilës, ish-komandantët duhet të qëndronin në Turqi deri në përfundim të luftës.

    Deri më tani nuk ka një shpjegim të qartë nga Ankaraja apo Kievi se përse ata u lejuan të ktheheshin në Ukrainë.

    Një ditë më parë, pasi lajmi u bë i ditur, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se Turqia kishte shkelur kushtet e marrëveshjes dhe nuk e kishte informuar Moskën.

    Ndërkohë, po të shtunën, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mori pjesë në meshën e mbajtur për të shënuar ditën e 500 të luftimeve të ukrainasve përballë trupave ruse.

    Sipas një njoftimi të presidencës ukrainase, përfaqësues të komuniteteve fetare u lutën për paqe, për fitore dhe çlirimin e vendit. /VOA

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark