×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Zelensky: Lufta në Ukrainë nuk është një film, janë në pyetje jetët tona

    Insajderi
    20 November 2023 - 14:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky thotë se lufta në Ukrainë nuk është një film dhe nuk do të përfundojë së shpejti. Këtë deklaratë ai e bëri gjatë një takimi me drejtorin e e përgjithshëm të Fox Corporation, Lachlan Murdoch, dhe me gazetarët e Fox News dhe The Sun.

    “Për disa arsye, njerëzit e trajtojnë luftën në Ukrainë si një film dhe presin që të mos ketë pauza të gjata në ngjarje, që tabloja para syve të tyre të ndryshojë gjithmonë, të ketë surpriza çdo ditë. Por për ne, për luftëtarë, ky nuk është një film. Këto janë jetët tona. Kjo është punë e përditshme e vështirë.

    Dhe nuk do të përfundojë sa më shpejt që ne do të donim, por ne nuk kemi të drejtë të heqim dorë dhe nuk do të dorëzohemi”, u shpreh Zelensky.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark