×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Zelensky viziton sot Turqinë, çfarë pritet të diskutojë me Erdogan?

    Insajderi
    07 July 2023 - 10:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të takohet sot në Stamboll me homologun e tij turk Rexhep Tajip Erdogan, një ditë para 500 vjetorit të pushtimit rus të Ukrainës dhe vetëm 24 orë përpara një samiti vendimtar të NATO-s.

    “Ne kemi nevojë për ndershmëri në marrëdhëniet tona me NATO-n” , tha Zelensky para gazetarëve nga Praga gjatë një konference të përbashkët për shtyp që ai dha me presidentin çek Petr Pavel.

    Gjatë vizitës së parë të presidentit ukrainas në Turqi pas pushtimit rus, Zelensky dhe Erdogan do të bisedojnë kryesisht, sipas gazetës pro-qeveritare Sabah, për marrëveshjen e eksportit të grurit ukrainas, të cilën Rusia nuk e sheh të arsyeshme ta zgjasi përtej 17 korrikut, kur ajo skadon.

    Moska është ankuar prej muajsh për pengesat me të cilat përballet eksporti i saj i drithit dhe plehrave.

    Vizita e Zelenskiy në Turqi vjen gjithashtu katër ditë përpara samitit vjetor të NATO-s 11-12 korrik në Vilnius, gjatë të cilit vendet anëtare të aleancës shpresojnë të bindin Ankaranë të heqë veton e saj për anëtarësimin e Suedisë.

    Ditën e djeshme, Zelensky vizitoi Pragën, pas një vizite në Bullgari, gjatë së cilës diskutoi perspektivën e anëtarësimit të vendit të tij në NATO dhe kërkoi përshpejtimin e dërgesës së armëve nga Sofja, një prodhues i madh i pajisjeve ushtarake, mes kundërsulmit ukrainas.

    Presidenti ukrainas tha se dëshiron që vendi i tij të marrë një “mesazh të qartë” se do të anëtarësohet në NATO.

    “Ukraina nuk ka marrë një ftesë në asnjë formë,” theksoi ai. “Unë besoj se është e nevojshme të demonstrohet fuqia dhe uniteti i Aleancës,” shtoi ai.

    Vendet anëtare të NATO-s janë ende duke kërkuar një linjë të përbashkët për garancitë e sigurisë që janë të gatshme t’i ofrojnë Kievit, si dhe për të ftuar Ukrainën të bëhet pjesë e aleancës.

    /abcnews.al

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark