×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Zemaj kritikon Vitinë e Kurtin: Pa puna, padija e paaftësia nuk mund të paraqiten si sukses

    Insajderi
    04 May 2023 - 17:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka kritikuar Qeverinë e Kosovës përkatësisht ministrinë e udhëhequr nga Arben Vitia, shkruan Insajderi.

    Ai ka thënë se ky pushtet mezi ka arritur të shpallë konkurs për specializime.

    E proklamuan ndryshimin e udhëzimit administrativ për shkollim specialistik si sukses, ndonëse ky udhëzim kryekëput ka temë profilizimin për interesa të ngushta . Ndërsa, nenin për përvojë pune një vjeçare e largon vetëm për këtë konkurs, po ashtu për t’ia mundësuar individëve të caktuar me e marrë specializimin“, ka shkruar Zemaj në Facebook.

    Shkrimi i plotë:

    Pa puna, padija e paaftësia nuk mund të paraqiten si sukses.

    Qeveria Kurti dhe Ministri Vitia, në vend që tash të kishin shpallur konkursin e dytë apo të tretë prej që kanë ardhur në krye të ministrisë së Shëndetësisë, për të tretën herë, mezi po arrinë të shpallë një konkurs për specializime.

    E proklamuan ndryshimin e udhëzimit administrativ për shkollim specialistik si sukses, ndonëse ky udhëzim kryekëput ka temë profilizimin për interesa të ngushta . Ndërsa, nenin për përvojë pune një vjeçare e largon vetëm për këtë konkurs, po ashtu për t’ia mundësuar individëve të caktuar me e marrë specializimin.

    Konkursi i kaluar që u realizu në mandatin tonë (10 mujor) ishte pas një bllokade 4 vjeçare. Edhe laiket e dinë që ishte shpallur në bazë të nevojave të institucioneve, të cilat nevoja në shumë institucione ishin mbi tre herë më të mëdha se sa mundësit; krejt kjo për shkak të pamundësisë buxhetore nuk ishte e mundur të realizohen të gjitha. Ndaj, nuk është e vërtetë ajo që thonë të dështuarit në profesion dhe në menaxhim, se është shpallur pa planifikim dhe pa mbulueshmëri. Ky konkurs i ishte nënshtruar edhe procesit të auditimit dhe rezultoi që ishte në harmoni me ligjin dhe nevojat për shkollim specialistik.

    Me angazhim dhe përkrahjen e qeverisë ishte arrit nga 160 sa kanë qenë mundësitë buxhetore në fillim të fusim 1200 në paga.

    Disa fakte që demaskojnë tendencën për të minimizuar suksesin e asaj kohe dhe për të mbuluar dështimin e tanishëm;

    Vetëm në anesteziologji ishin nda 44 specializime, të gjitha me financim, që është një bazë e mirë për këtë lëmi specialistike;

    95 specializime kanë qenë mjekësi familjare;

    38 specializime nga mjekësia emergjente, po ashtu të gjitha me financim;

    Secili spital i përgjithshëm nga rajonet tona ka përfituar së paku 25 specializantë, nevojat e tyre janë shumë më të mëdha, mirëpo edhe pse ne planifikuam që çdo vit të ketë specializime për të përmbushur nevojat e tyre, erdhën bllokuesit e mjekëve të rinj. Këta bllokues vetëm një gjë nuk e bllokojnë: plotësimin e interesave të tyre personale e grupore.

    Ju ftoj që të angazhoheni që të krijoni kushte e përkrahje profesionale për mbi 700 mjek që kanë përfunduar fakultetin për këto gati tri vite qē jeni në qeveri e mos t’i leni në mëshirë të vizave për largim nga vendi.

    Për mua dhe ish-bordin, shkollimi specialistik, ka qenë dhe mbetet puna më e duhur dhe e dinjitetshme që e kemi bërë. Ofrimi i specializime ka qenë dhe mbetet puna më e mirë që i është bërë fushës së shëndetësisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark