×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Zemaj me akuza ndaj qeverisë për dështim në sektorin e Shëndetësisë

    Insajderi
    19 May 2023 - 18:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka akuzuar Qeverinë Kurti për dështim e degradim të sektorit të shëndetësisë.

    “Interesimi i kësaj qeverie nuk është menaxhimi e as avancimi i shërbimeve shëndetësore, këtë e kemi thënë që nga fillimi. Interesimi kryesor i kësaj qeverie mbetet kapja e pozitave nga militant politik; filluan me Bordin e SHSKUK, menaxhmentin, bordet profesionale e tashmë kanë arritur interesin primar e që del të jetë i madh ‘prokurimin e tenderët njëburimor’, do të thotë pasurimin e jo ruajtjen e shëndetit publik!”, ka shkruar ai të premten në Facebook.

    Zemaj po ashtu ka shkruar edhe për ikjen e mjekëve dhe stafit shëndetësor. Sipas tij, vetëm për katër muaj sivjet kanë ikur 104 ekspertë shëndetësorë.

    “Zoti i ruajt mjekët e infermierët e mbetur në vend si dhe pacientët që kanë nevojë për shërim!” ka shkruar Zemaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark