Zemaj: Pengimi dhe ndërgjegjësimi për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit është rruga më e mirë – Insajderi
×
Fokus 1

Zemaj: Pengimi dhe ndërgjegjësimi për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit është rruga më e mirë

Insajderi
03 October 2020 - 14:37
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se sot është takuar me Nafije Latifin, Drejtoreshën e Shoqatës “Jeta-Vita”, e cila promovon kulturën e mbrojtjes kundër sëmundjes së kancerit në gji.

Ky takim u bë në kuadër të të muajit Ndërkombëtar ë Luftës Kundër Kancerit të Gjirit.

“Pengimi dhe ndërgjegjësimi për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit është rruga më e mirë, andaj, duhet ndalur vdekshmërinë nga kjo sëmundje tinëzare”.

“Sivjet aktivitetet e lidhura me muajin e luftës kundër kancerit të gjirit, janë reduktuar për të ruajtur shëndetin e nënave, motrave e grave tona, andaj tubimet janë simbolike, por, aktivitetet mobilizuese kundër kancerit të gjirit, nuk do të ndalen”.

“Diagnostikim me ultrazë dhe mamografi mobil, me disa kërkesa specifike, mbeten prioritet yni jo vetëm për Muajin kundër kancerit të gjirit!”, ka shkruar Zemaj në Facebook.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark