×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Zemaj – Vitisë: O ministër, a je gjallë?

    Insajderi
    19 July 2023 - 15:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka publikuar vendimin e Spitalit të Përgjithshëm të Gjakovës, ku mes të tjerash është vendosur të ndërpritet puna në Sallat Operative.

    Zemaj ka reaguar ndaj ministrit aktual të Shëndetësisë, Arben Vitia, duke e pyetur se a është gjallë apo mos ka dhënë sërish dorëheqje nga ky post.

    “Hiq më larg se dje, në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale adresuam problemet e shumta, ku njëra ndër to ishte edhe lista e gjatë e pritjes për të marrë shërbimet shëndetësore. E zotimi i pushtetit ishte që do të angazhohen në këtë drejtim, ndërsa nuk vonon shumë Spitali i Gjakovës, që është nën menaxhim të pushtetit merr një vendim krejt të kundërt nga zotimi i udhëheqësve të tyre”, ka thënë Zemaj.

    Ky është postimi i plotë i Zemajt:

    O ministër i shëndetësisë, a je gjallë?

    A mos ke dhënë prapë dorëheqje?

    Nëse po, a kthehesh prapë ministër?

    Nëse jo, a je ministër edhe kur janë temperaturat e larta?

    A do të jesh ministër edhe kur të jenë temperaturat e ulëta?

    Ku je ministër i vendimeve që e dëmtojnë shëndetin dhe nuk ofrojnë shërbime për pacientët?

    Vendimi i Spitalit të Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë, për ndalimin e operacioneve – programit të ftohtë gjatë muajve te verës është i papranueshëm, i dëmshëm; është skandaloz.

    Një vendim i tillë është për keqardhje për një shoqëri që problemin më të madh e ka mbijetesën, mirëqenien dhe qasjen minimale për shërbime shëndetësore.

    Hiq më larg se dje, në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale adresuam problemet e shumta, ku njëra ndër to ishte edhe lista e gjatë e pritjes për të marrë shërbimet shëndetësore. E zotimi i pushtetit ishte që do të angazhohen në këtë drejtim, ndërsa nuk vonon shumë Spitali i Gjakovës, që është nën menaxhim të pushtetit merr një vendim krejt të kundërt nga zotimi i udhëheqësve të tyre.

    Përgjegjësia politike e ministrit të shëndetësisë është e pakontestueshme.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark