Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka vlerësuar punën e kryetarit të Klinës Zenun Elezaj, duke e quajtur të prerë në zbatimin e standardeve të një qeverisjeje të mirë, njofton Klankosova.tv.
“Profesor Zenun Elezaj, një intelektual i shkëlqyer e studiues i pasionuar në fushën e gjeologjisë, i ka dhënë impuls të jashtëzakonshëm përparimit dhe zhvillimit në komunën të cilës i ka prirë. I jashtëzakonshëm në trajtimin dhe frymimin me problemet e qytetarëve të Klinës, i prajshëm e njëkohësisht i prerë në zbatimin e standardeve të një qeverisjeje të mirë! “ ka shkruar Haradinaj në një postim në Facebook.
Tutje ai është shprehur se Elezaj e meriton votën e qytetarëve të Klinës dhe ai sipas tij di si duhet qeverisur në interes të qytetarit.