×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Zeqiri: Do të ishte skandaloze po t’u hiqeshin kompetencat njësive policore

    Insajderi
    12 January 2024 - 08:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, ka deklaruar se do të ishte skandaloze heqja e kompetencave të ndonjë njësie policore.

    “Edhe po të donte dikush do të mund t’ua ndërronte sepse janë njësi të profezionalizuara. Nëse hetuesve do të hiqej kompetenca për hetim, kush do t’i kryente hetimet? Mund të ndërrohet vendi i punës, por jo të hiqet kompetenca”, ka thënë Zeqiri.

    “Do të ishte skandaloze dhe ne si sindikatë do të reagonim, apo nëse vërtetë tentohet të ndodhë. Por kjo nuk ka gjasa që të bëhet”, tha ai në Klan Kosova.

    Zeqiri ka treguar se Njësia Speciale Operative e Kosovës para një viti është bërë departament i veçantë brenda policisë.

    Dhe në fund ai ka treguar se në këtë fillimvit, për dallim prej sektorëve të tjerë, në polici nuk ka zyrtarë që kanë lënë punën për të ikur në Perëndim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark