“Zero transparencë”, Kurti përgjigjet: Dialogu nuk ka qenë kurrë më transparent - Insajderi
×
Insajderi

“Zero transparencë”, Kurti përgjigjet: Dialogu nuk ka qenë kurrë më transparent

Insajderi
17 November 2022 - 11:10
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vazhdon të thotë se qeveria e tij është transparente ndaj popullit. Madje ai thotë se dialogu nuk ka qenë asnjëherë më transparent  që nga fillimi i tij. Por për çfarë transparence e ka fjalën ai?

Dialogu Kosovë serbi nuk ka qenë asnjëherë me transparent që nga fillimi I tij, jemi treguar transparent me qytetaret e opozitën. Takimet në nivele të lart kanë qenë publike. Pas çdo takimi publiku edhe njoftuar për atë çfarë është biseduar” tha Kurti pasi është përgjigjur në pyetjet e deputetes Ariana Musliu- Shoshi.

Ajo i kërkoj Kurti të njoftoj në Kuvend lidhur me procesin e dialogut, vendimin për targat, qëndrimin për Asociacionin dhe raportimin për planin franko-gjerman. Por për këtë të fundit nuk murr përgjigje.

Madje ajo i tha Kurtit në replikë se “transparenca juaj është zero”.

Kurti iu përgjigj që nuk mund të thuhet se është zero.

“Nuk është e drejt të thuhet transparenca është zero sepse ju pyesni unë përgjigjem. Unë I kam pas në takim tre liderët e partive opozitare”, tha ai./ Gazeta Insajderi/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark