×
  • Lajme
  • Lajme

    Zerot e mëdha të Përparim Ramës, detaje nga raporti financiar

    Insajderi
    26 April 2024 - 16:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Komuna e Prishtinës ka përpiluar një raport financiar për tre mujorin e parë të këtij viti.

    Në këtë raport që e posedon ekskluzivisht Gazeta Insajderi janë specifikuar me detaje secili detaj i shpenzimeve, të hyrave dhe çështjeve të tjera financiare nga komuna.

    Të hyrat vetanake të Komunës gjatë tremujorit të parë, kanë shënuar rënie prej 34.93% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

    Kjo rënie ka qenë kryesisht e shtyrë nga të hyrat e tatimit në pronë, të hyrat nga inspeksioni, taksa për certifikata dhe dokumente zyrtare.  Në trendin negativ të të hyrave kanë ndikuar vendimi i Kuvendit Komunal për faljen e tatimit në pronë, për qytetarët e Komunës së Prishtinës në shumë maksimale prej: 75.00 €.

    Ajo që bie në sy është implementimi i projekteve të parapara. Në shumicën e projekteve, tek kolona se sa për qind është realizuar buxheti dhe rrjedhimisht pasi të përfundojë (projekti) zyrtarisht duhet të bëhet pagesa.

    Për projekte të caktuara, ani se është ndarë buxheti, implementimi i tyre nuk ka arritur të bëhet.

    Pjesa më e madhe e drejtorive ka dalur me 0 progres në implementim të tërësishëm të projekteve.

    Disa nga to për qindja ka qenë pak më e lartë, por jo edhe shumë e madhe.

    Drejtoria e Investimeve Kapitale ka arritur vetëm 1.51% ta bëjë kryerjen e projekteve/planeve që i kanë bërë për këtë vit.

    Situatë e njëjtë është edhe në Drejtorinë e Parqeve.

    Zerot e Përparim Ramës për tre mujorin e parë janë edhe në drejtoritë: E bujqësisë, Planifikimit dhe Drejtoria e Sigurisë dhe Emergjencave.

    Po ashtu edhe në Drejtorinë e Shëndetësisë, Drejtorinë e Shërbimeve Sociale dhe Drejtorinë e Shërbimeve Publike.

    3.13% është realizimi i buxhetit në Drejtorinë e Arsimit.

    Situatë më e mirë është në Drejtorinë e Infrastrukturës Publike. Në këtë drejtori ka pasur progress në kryerje të qëllimeve në për qindje prej 21.65.

    /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark