Zëvendësja e Albulena Haxhiut jep dorëheqje - Insajderi
×
Insajderi

Zëvendësja e Albulena Haxhiut jep dorëheqje

Insajderi
31 October 2022 - 23:12
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ka dhënë dorëheqje Zëvendësministrja e Drejtësisë, Nita Shala. Shala e cila ka shërbyer në këtë post më shumë se dy vite ka konfirmuar dorëheqjen e saj.

“Po, kam kërkuar dorëheqjen dhe nuk shërbej më në cilësinë e zëvendësministres së Drejtësisë” – tha Shala për KALLXO.com.

Arsyeja e dorëheqjes, sipas Shalës, është vendimi i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës, i cili ndalon emërimin, riemërimin dhe avancimin e stafit akademik që shërben në detyra publike.

“Dorëheqja vjen si pasojë e vendimit të Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës, i cili ndalon emërimin, riemërimin dhe avancimin e stafit akademik që shërbejnë në detyra publike. Marrë parasysh përgatitjen time dhe përkushtimin për të kontribuar në ngritjen e brezave të juristëve të rinj në Republikën tonë, vazhdimi i ushtrimit të funksionit të zëvendësministres më është pengesë në përmbushjen e qëllimeve akademike”- shtoi tutje Nita Shala.

Ajo ka shërbyer në këtë post që nga marsit i vitit 2020.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark