Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, e ka vazhduar spekulimin e nisur që disa ditë nga partia e tij ndaj mediave.
Ai në një shkrim në rrjetin social “Facebook”, ka bërë një spekulim të radhës duke thënë se është konfirmuar se një grup medial në Kosovë është në pronësi ruse.
Tutje, Zogiani, është munduar të tregojë se pse kinse njerëzit në Kosovë beson që ka media me financim të dyshimtë.
“Pse publiku është i gatshëm të besojë lajmet se ka media në Kosovë me financim të dyshimtë? Sepse është konfirmuar tashmë që së paku një grup relevant medial është në pronë e një rusi dhe një bullgareje, në kohën kur Rusia është nën sanksione. Pastaj së paku në një rast është konfirmuar që janë nxitur shpifje me para të ardhura po nga grupe ruse të interesit. Në anën tjetër, në lidhje me këto fakte asnjë debat i brendshëm mes mediave e gazetarëve nuk ka ndodhur, por thjesht është marrur si diçka normale. Madje janë mbrojtur të njëjtat kontradikta. Prandaj njërëzit janë të prirur të përgjithësojnë kur mediat e gazetarët nuk kanë mendim kritik e distancime rreth këtyre rasteve tashmë të konfirmuara e të pa kundërshtuara as nga vetë subjektet e gjendura në këto afera!”, ka shkruar Zogiani.
Ky është spekulimi i radhës që njerëzit e Albin Kurti e kanë bërë ditëve të fundit ndaj mediave kosovare.
Madje, në vazhdën e spekulimeve ata po e përdorin edhe Radio Televizionin e Kosovës, duke transmetuar shpifje në këtë medium që financohet nga taksat e qytetarëve të Republikës së Kosovës.