Insajderi
Lajme

Zëvendësministri nga Kosova, Ramës: Erdogani ndoshta mund të jetë vëllau yt

Insajderi
17 July 2016 - 00:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pas zhvillimeve të mbrëmshme në Turqi kur u tentua për grush-shtet nga ushtria turke, në mëngjes kur gati përfundoi gjithçka liderët shqiptarë dhe ata kosovarë kanë reaguar për zhvillimet në fjalë.

Ka qenë Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë i cili ka thënë se është i lumtur për popullin vëlla të Turqisë për daljen nga një natë e vështirë.

“I lumtur për popullin vëlla të Turqisë dhe mikun e çmuar Presidentin Erdogan për daljen me sukses të plotë nga një natë tejet e vështirë”!

Në këtë postim të Ramës të bërë në llogarinë e tij në Facebook ka komentuar edhe Gjergj Dedaj , zëvendësministri në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

“Ndoshta është vëlla i yti nëse prindërit të kanë jetuar në Turqi”, ka shkruar Dedaj. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark