×
  • Lajme
  • Lajme

    Zgjedhja e Sali Berishës në krye të PD, reagon presidenti Meta

    Insajderi
    23 May 2022 - 20:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti Ilir Meta ka reaguar pasi Sali Berisha u rizgjodh një ditë më parë në krye të Partisë Demokratike, ndërkohë që u zhvilluan zgjedhjet në anëtarësi. Gjatë vizitës së tij në Junik të Kosovës, kreu i shtetit është pyetur për zhvillimet në selinë blu. Meta nuk është zgjatur shumë, ndërsa ka theksuar se duhet respektuar vota.

    “Në demokraci duhet të respektohet vota dhe vullneti i qytetarëve!”, ka thënë Meta.Sali Berisha ka rimarrë drejtimin e Partisë Demokratike pas 9 vitesh. Në zgjedhjet e mbajtura më 22 maj, ish-kryeministri mori 93.45% të votave në të gjitha degët e partisë, duke mundur kështu kandidatin tjetër dhe të vetmin, Ibsen Elezi, në një garë rezultati i së cilës nuk ishte aspak surprizë.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    26 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark