×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Zgjedhje të qeta në Veri- Në disa qendra votimi asnjë votues i nacionalitetit serb

    Insajderi
    23 April 2023 - 18:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Procesi zgjedhor në katër komunat veriore të Kosovës, është zhvilluar normalisht dhe pa asnjë incident, ka vlerësuar Demokracia në Veprim (DnV) që po monoton këto zgjedhje.

    Eugen Cakolli nga DnV, i tha Ekonomia Online, se në disa qendra të votimit nuk ka pasur asnjë votues të nacionalitetit serb, që ka ardhur si pasojë e bojkotit të këtyre zgjedhjeve nga ky komunitet.

    Ai ka përmendur problemet që mund të hasen pas zgjedhjeve, siç është certifikimi i rezultateve, dhënia e betimit të kryetarëve, emërimi i drejtorëve etj.

    “Nga ajo çfarë ne kemi arritur të vëzhgojmë nëpër komunat veriore, vërehet një atmosferë e qetë që vjen si rezultat i mungesës së votuesve, përkatësisht daljes ekstremisht të ulët të votuesve të komunitetit serb në këto komuna”.

    “Madje kemi hasur në qendra që as edhe një votues serb nuk ka dalë nëpër këto qendra. Ndonëse atmosfera është e qetë, është refleksion i bojkotit i zgjedhjeve që ka ardhur si rezultat i përplasjeve politike si dhe mos aplikimin e kandidatëve nga radhët e komunitetit serb”, tha Cakolli.

    “Pra problemi do të jetë jo tek përmbyllja e procesit zgjedhor në kuptim të administrimit, për shkak se nuk besoj se mund të ketë ndonjë incident serioz, por problemi në radhë të parë do të qëndrojë tek procedurat e certifikimit të rezultateve, dhënies së betimit, emërimin e drejtorëve e deri tek arritja e përmbushjes së vullnetit qytetar”, tha ai.

    Rreth 360 është numri i vëzhguesve të akredituar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) për të vëzhguar zgjedhjet e së dielës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark