UEFA ka reaguar për shpërthimin e një lëndë plasësë mbrëmë në shtëpinë e presidentit të FSHF-së Armand Duka në qytetin e Durrësit.
Incidenti bëri që organi qeverisës i futbollit europian, UEFA, të shprehë shqetësimet e saj rreth sigurisë në lidhje me finalen e Ligës së Konferencës më 25 maj që do të zhvillohet në Tiranë.
UEFA tha se zyrtarët e saj do të udhëtojnë së shpejti në Shqipëri për të diskutuar për shqetësimet rreth “ndërhyrjeve politike” në futboll përpara zgjedhjeve të federatës. Nëse Duka do të humbiste zgjedhjet presidenciale më 2 mars, ai do të duhej të hiqte dorë nga vendi i tij në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.
Gara për postin e presidentit të FSHF-së ka ndezur një përplasje mes Dukës dhe bashkisë së Tiranës, e cila e ka akuzuar atë për korrupsion.
UEFA tha se delegacioni i saj dëshiron të “diskutojë çështjet aktuale dhe do të ngrejë shqetësimet e saj në lidhje me sigurinë e organizimin Conference League në Tiranë”.
Duka ka drejtuar Federatën Shqiptare të Futbollit që nga viti 2002 dhe kandidon për një mandat të gjashtë në krye të këtij institucioni.
Dëri më tani Armand Duka po kryen të gjitha tentativat për të manipuluar garën me Shoqatën Rajonale, ku rasti i fundit ishte ditën e djeshme me Shoqatën e Tiranës duke shtuar numrin e votuesve.
Me hërët manipulimet e Dukës janë kryer në Shoqatën e Durrësit dhe Elbasanit.