×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Zgjedhjet në Serbi, KFOR del me njoftim për komunitetet në Kosovë që do të votojnë

    Insajderi
    16 December 2023 - 20:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nesër në Serbi do të mbahen zgjedhjet parlamentare. Për këtë proces zgjedhor do të ketë votues edhe nga Kosova.

    Për këtë misioni i KFOR-it në Kosovë ka treguar se ka ndërmarrë të gjitha masat për sigurimin e lëvizjës.

    KFOR është i përkushtuar për të marrë të gjitha masat e duhura që të vazhdohet me sigurimin e ambientit për të gjitha komunitetet në Kosovë, si dhe lirinë e lëvizjes, gjatë periudhës së zgjedhjeve”, thuhet në një njoftim.

    Kjo do të bëhet pa dallime, në çdo kohë, sipas me mandatit që derivon nga rezoluta 1244 e Kombeve të Bashkuara.

    Ndryshe, Komuna e Gjilanit, ka njoftuar ditë më parë se ka siguruar transportin për qytetarët nga Lugina që të mund të votojnë atje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark