×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Zgjedhjet në Shqipëri nisin me dhunë- Goditet kryebashkiaku i Kolonjës

    Insajderi
    14 May 2023 - 09:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kandidati i Partisë Socialiste në Kolonjë, Erion Isai është goditur gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme nga një simpatizant i PD pranë fshatit Qinam.

    Burime për Top Channel bëjnë me dije se Isai ka qenë duke ecur me mjetin e tij kur e kanë ndalur në rrugë dhe është goditur.

    Nga  informacionet e para mësohet kryebashkiaku ka qenë në Qafëzezë duke u kthyer në banesën e vet, kur kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Ethem Lumani së bashku me disa simpatizantë të opozitës kanë bllokuar rrugën dhe e kanë kërcënuar Isain.

    Njëri nga simpatizantët e PD, Esmerald Kacolli, që kishte bllokuar rrugën i është afruar Isait duke e goditur me grusht në fytyrë.

    Pas kësaj ngjarje mësohet se kryetari i bashkisë Kolonjë ka shkuar në komisariat për të bërë denoncimin përkatës ndërsa është shoqëruar personi që e ka goditur.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark