×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Zgjedhjet në veri, KQZ certifikon kandidatët

    Insajderi
    27 March 2023 - 13:20

    Zgjedhjet lokale në katër komunat e veriut të Kosovës priten të mbahen, ashtu siç ishte parashikuar, më 23 prill.

    Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë aplikuar disa parti e kandidatë nga partitë politike. Tre janë kandidatët e certifikuar në Mitrovicën e veriut: Betim Osmani nga Iniciativa Qytetare Mitrovica, PDK garon me Taulant Kelmendin si dhe Erden Atic nga Lëvizja Vetëvendosje, shkruajnë mediat vendase. Tre kandidatë numërohen në Leposavic, Albulena Behluli – Hetemi, Alekandar Jabllanovic nga Partia e Serbëve të Kosovë dhe Lulzim Hetemi nga Lëvizja Vetëvendosje.

    I njëjti numër dhe në Zveçan ku garojnë Ilir Peci nga PDK, Sllagjana Pantovic – Kandidate e pavarur dhe Fetah Peci nga Lëvizja Vetëvendosje. Lista Serbe sakaq ka vendosur përfundimisht të bojkotojë zgjedhjet e jashtëzakonshme.

    Marrëveshjet e arritur mes Kosovës e Serbisë në Bruksel e në Ohër nuk kanë ndikuar mbi vendimmarrjen e kësaj partie të kontrolluar nga Beogradi që ajo të bëhej pjesë e procesit demokratik zgjedhor në Kosovë.

    Lista Serbe nuk ka paraqitur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve asnjë kandidat për pjesëmarrje në zgjedhje për kryetar në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposavic dhe Zubin Potok, apo për ndonjërën nga dy kuvendet komunale, Zveçan dhe Leposavic.

    Ndaj këtij vendimi të saj kanë shprehur keqardhje ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Vendet e QUINT-i apeluan që zgjedhjet në veri të mbahen në mënyrë paqësore dhe të rregullt.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark