×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Zgjedhjet në veri – Udhëzimi Administrativ gati deri më 1 shtator, Krasniqi jep detaje për mënyrën e dorëheqjes së kryetarëve

    Insajderi
    02 August 2023 - 11:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka dhënë detaje në lidhje me procedurat për dorëheqjen e katër kryetarëve në komunat në veri.

    Ai ka sqaruar se Grupi punues i themeluar duhet ta finalizojë Projekt-Udhëzimin Administrativ dhe ta procedojë deri me datën 1 shtator të këtij viti, duke pohuar se kjo do të vlejë për gjithë vendin e jo vetëm për veriun.

    Ai ka sqaruar se ndonëse kishin nisur ndryshimet e ligjit për Vetëqeverisje Lokale, kjo nuk u mundësua për shkak se duheshin 2/3 e votave të deputetëve të komuniteteve.

    Krasniqi nga Lipjani, shtoi se dorëheqja  e kryetarëve nuk mund të kërkohet, por që duhet të vendoste me mekanizma ligjore, siç është në këtë rast peticioni.

    “Ligji për Vetëqeverisje Lokale ka shumë mangësi dhe ka shumë hapësirë që të korrigjohet e plotësohet, ju e dini që kemi iniciuar plotësimin e ligjit ne i kemi bë disa propozime i kemi prezantuar mirëpo nuk është vendosur në votim, ngase duhen 2/3 e votave edhe të komuniteteve. Kjo na ka vu para situatës që nga kjo se cilat udhëzime që t’i zhvillojmë. Së fundi kemi filluar mbi procedura si organizohet një peticion, buron nga ligji neni 72, të shohim se cila do të jenë gjetje e tyre”.

    “Grupi ka afat një muaj që ta bëjë draftin dhe mandej të jetë nga 1 shatori udhëzim, mirëpo çka është e rëndësishëm ky është udhëzim që buron nga ligji nuk vlen vetëm në veri, mund të shfrytëzohet nga të gjitha komunat. Unë jam shumë i bindur që do të jetë profesional. Kryetarët në veri kanë fituar mandat, dorëheqja nuk mund të kërkohet nga asnjë institucion tjetër përveç se me peticion nga qytetarët”.

    “Unë mund të flas për Listën Serbe, ne kemi zgjedhje legale në Republikën e Kosovën, pengesa që të marrin pjesë në zgjedhje ka pasur, për atë na duhet të fokusohemi në punën tonë, udhëzimi është aty. Udhëzimi e përcakton se si organizohet peticioni, përpilimi i peticioni ka edhe proceduar të tjera. Ne i kemi kryetarët në zyra, peticioni është shprehej e vullnetit të 20% të qytetarëve. Ne nuk bëjmë asnjë dokument që është i veçantë për një zonë, por për tërë Kosovën”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark