×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Zhduket një 24 vjeçar nga Shtimja, policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij

    Insajderi
    04 June 2023 - 12:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se një person nga Shtimja është zhdukur tash e dy ditë.

    “Me datë 02.06. 2023, rreth orës 22:30 policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informacion se është një rast i personit të zhdukur nga Shtimja.

    Bëhet fjalë për personin,  AGON HYSEN MISINI i lindur me 12.12.1999, me banim në rrugën “Tahir Sinani”, komuna Shtime”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Policia ka njoftuar se ai është i gjatë, 175 cm, peshon 125 kg, ka sy kafe, flokë të zeza dhe ka pak mjekër.

    “Kishte të veshura:  xhaketë hiri, bluzë të bardhë, pantallona dhe këpucë të zeza.

    Që nga dita e raportimit, ekipet e policisë në bashkëpunim të ngushtë me familjarët e tij, banorë të zonës, janë në kërkim të personit të zhdukur”, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark