×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Zhdukja e mostrave të Astritit, Haxhiu: Qëllimi ka qenë të goditem unë

    Insajderi
    05 October 2023 - 21:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu edhe njëherë ka folur për rastin e Astrit Deharit. Për zhdukjen e mostrave të të ndjerit, ajo ka hedhur akuza të rënda ndaj zyrtarëve të Institutit Mjekësisë Ligjore, shkruan Insajderi.

    Haxhiu ka deklaruar se në atë institucion punonjësit kanë raporte të tmerrshme kolegiale.

    Sipas saj, zhdukja e mostrave ndodhi për ta goditur atë personalisht.

    Ata kanë gjetën rastin e Astritit [zhdukja e mostrave të gjakut] për të më goditur mua dhe dikënd tjetër. Sipas meje e kanë gjetur këtë rast pasi është i ndjeshëm. Astriti ishte edhe aktivist i LVV-së. Besoj mund të kuptohet lehtë si janë humbur provat pasi kanë qenë vetëm tre persona”.

    Qëllimi ka qenë që të goditem unë. Përmes dorëheqjes sime unë nuk mund t’i lumturojë ata që tentojnë të pengojnë zbardhjen e rastit Dehari“, u shpreh ajo në Dukagjini.

    Unë frikën e kam pasur te institucionet korrektuese se mos dikush bën diçka që përgjegjësi të hidhet te unë. Por asnjëherë nuk më ka shkuar mendja që edhe për shkak të raporteve kolegiale, që të mos lihet të bëhet drejtor atje dikush të bëhen veprime të tillë në IML”, tha ministrja.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark