×
  • Sport
  • Sport

    Zhegrova kujton dy momentet magjike në “Fadil Vokrri”, i turpëroi kundërshtarët

    Insajderi
    22 November 2018 - 14:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Edon Zhegrova ka postuar në rrjetet sociale dy lëvizjet magjike në stadiumin “Fadil Vokrri” të martën, në fitoren 4-0 të Kosovës ndaj Azerbajxhanit.

    Talenti 19-vjeçar i Genkut u inkuadrua në lojë në minutën e 74’ në vend të Milot Rashicës, kur rezultati ishte 3-0.

    Zhegrova bëri paraqitje fantastike për më shumë se 15 minuta sa ishte në fushë, teksa dhuroi edhe spektakël me lëvizjet e tij magjike për të gjithë tifozët e pranishëm në stadiumin “Fadil Vokrri”.

    Me këtë fitore, Kosova arriti të kualifikohet në ‘play-off’ të Ligës së Kombeve, aty ku do të përballet me Maqedoninë fillimisht dhe në rast fitores, pastaj do të ketë punë me Gjeorgjinë ose Bjellorusinë.

    Kosova është 2 ndeshje larg Euro 2020, gjithmonë nëse nuk arrin kualifikimin në Kampionatin Evropian përmes ndeshjeve kualifikuese që do të nisin në mars të 2019-ës. /Insporti.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark