×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Zhurma e pazakontë në Prishtinë – për Insajderin flet edhe sizmologu i njohur

    Insajderi
    27 February 2023 - 14:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mbrëmë (e diele) në kryeqytet qytetarët u shqetësuan pasi dëgjuan disa zhurma të pazakonta. Disa qytetarë u shprehen të shqetësuar duke u shprehur se është shenjë që i paraprinë një tërmeti. Për këtë për Insajderin ka dhënë sqarim Sizmilogu, Shemsi Mustafa.

    Mustafa u shpreh se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar dhe se kjo zhurmë ska të bëjë me sizmologjinë.
    Ai konfirmoi se zhurma ka ndodhur si pasojë e problemeve me industri.

    Zhurmat e dëgjuara mbrëmë skanë të bëjnë asgjë me tërmete. Në rast tërmeti, zhurmat krijohen, lëshohen gjatë procesit. Por, nuk asnjë lidhje me zhurmën e dëgjuar mbrëmë, që vije nga industritë”, ka sqaruar Mustafa për Insajderi.

    Bazuar në reagimet e qytetarëve nëpër rrjetet sociale, zhurma që u cilësua “e çuditshme” u dëgjua 3-4 herë nga 30-40 sekonda, çdo 2-3 minuta.

    Zhurmat e pazakonshme që u dëgjuan mbrëmë në kryeqytet kanë ndodhur si shkak i një defekti që ka ndodhur në njërin prej njësive në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK). Kështu ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësi i korporate, Skënder Bucolli.

    Bucolli konfirmoi se janë ekipet gjegjëse janë duke punuar drejt eliminimit të këtij defekti.

    Nuk ka asgjë për shqetësim. Mbrëmë rreth orës 23:55 për shkak lidhjes së shkurt të stabilimentit të KOSTT-it, njësia A4 është shkyç nga rrjeti dhe si pasojë janë krijuar disa zhurma, në intervale sekondash. Aktualisht edhe njësitë e ekspertëve të KOSTT-it e KEK-ut duke punu për ta eliminuar atë defekt dhe me kthy në funksion…”, tha Bucolli për Insajderin.

    I pyetur nëse kjo dukuri ka ndodhur edhe më herët, Bucolli “kjo ka ndodhur disa herë”.

    /GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark