×
  • Lajme
  • Lajme

    Zhvillime në Rusi, Putini mbledh nesër Këshillin e Sigurimit

    Insajderi
    09 October 2022 - 19:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti rus, Vladimir Putin, do të mbajë nesër, 10 tetor, mbledhjen e Këshillit të Sigurimit.

    Lajmi për mbledhjen e Këshillit të Sigurimit u bë i ditur nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, shkruan The Guardian. Mbledhja vjen pas një shpërthimi të shtunën, 8 tetor, që shkaktoi shembjen e një pjese të një ure që lidh gadishullin e Krimesë me Rusinë.

    Ndërkohë autoritete ukrainase kanë bërë me dije se numri i viktimave nga bombardimet ruse në Zarpozhija është 12 dhe jo 17 siç kishin njoftuar më parë.

    Menjëherë pas sulmeve, këshilli i qytetit tha se 17 persona u vranë, por më vonë sqaroi dhe tha se viktimat janë 12.

    Sekretari i këshillit të qytetit Anatoliy Kurtev tha se raketat goditën qytetin gjatë natës dhe se të paktën 20 shtëpi private dhe 50 ndërtesa banimi u dëmtuan. Të paktën 40 njerëz shkuan për ndihmë në spital dhe dhjetëra të tjerë po trajtoheshin për lëndime mesatare deri të lehta, postoi zoti Kurtev në kanalin e tij Telegram./abcnews.al

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark