×
  • Lajme
  • Lajme / Shqipëri/Rajon

    Zhvillime të reja në rastin e Safet Gjicit

    Insajderi
    20 June 2023 - 11:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    SPAK ka bllokuar pasaportën e Alma Kaçit, e cila pas kësaj nuk mund të del dot nga shtëpia.

    Alma Kaçi, vajza që filmoi momentet intime me ish-kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici, pritet të merret në mbrojtje nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe të kthehet në dëshmitaren kryesore të procesit penal që ka nisur në SPAK. Prokuroria e Posaçme ka regjistruar dosjen për dy vepra penale si ajo e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Korrupsionit pasiv i funksionarit publik” në këmbim të përfitimeve seksuale, ndërsa sipas “Ora News” 40-vjeçares i është bllokuar pasaporta, duke vendosur një masë të përkoshme të daljes së saj jashtë shtetit.

    Po ashtu, grupi hetimor që po ndjek dosjen ka bllokuar dhe aparatin e telefonit të Kaçit, me qëllim ekzaminimin e bisedave të 40-vjeçares në rrjetet sociale dhe aplikacione të ndryshme që mund të ketë zhvilluar me persona të tretë për këtë çështje.

    E përveçse kanë marrë pamjet e kamerave të sigurisë në Bashki, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë marë në pyetje disa punonjës të bashkisë së Kukësit, të cilët kanë konfirmuar prezencën e Alma Kaçit në ambientet e bashkisë, pikërisht në datën 6 qershor 2023.

    Edhe Kreytari i Bashkësisë së Kukësit, Granit Gjana rezulton të jetë marrë në pyetje pasi ishte personazhi i tretë i video-skandalit, dhe personi që merr kontakt me Alma Kaçin, duke administruar dokumentacionin e plan-projektit për sterilizimin e qenve të rrugës.

    Sipas të dhënave të siguruara deri më tani, Gjana ka pranuar se sipas udhëzimit që i dha kryetari i bashkisë, Safet Gjici, ka pranuar dokumentacionin e Alma Kaçit, për planin e ndërtimit të qendrës së sterilizimit dhe kastrimit të qenëve të rrugës. Por theksoi se plani ka mbetur vetëm në letër, pasi ende një shërbim i tillë nuk ishte diskutuar në këshillin bashkiak.

    Po ashtu, pritet të merret në pyetje edhe Astrit Cengu, ky i fundit anëtar i Këshillit Bashkiak i Kukësit. Kjo pasi në ditën e betimit të Gjicit, në mandatin e tij të dytë në krye të Bashkisë Kukës, mes tij dhe Cengut ka pasur një përplasje verbale dhe madje kërcënime për publikimin e materialeve kompromentuese, e gjitha e diskutuar para anëtarëve të tjerë të Këshilit Bashkiak. Sipas dëshmitarëve, Safet Gjici i ka kujtuar Astrit Cungut se i disponon një dosje voluminoze dhe që mund ta përdorte kundër tij në çdo rast.

    Ndërsa nga ana tjetër, Astrit Cengu, i ka kujtuar Gjicit se nuk kishte çfarë ti bënte pasi dhe 4 ditë ishte në krye të bashkisë, pasi në publik do dilte një video kompromentuese me përmbajtje seksuale. Çka tregon se ka qenë në dijeni të video-filmimit. Ndaj në hetim ka përfunduar edhe ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark