×
  • Lajme
  • Lajme / Shqipëri/Rajon

    Zjarr i madh në një qendër tregtare në Shqipëri, Ministri i Brendshëm: Situatë e rrezikshme

    Insajderi
    25 December 2023 - 16:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar lidhur me zjarrin e rënë në në Qendrën Tregëtare “Metropol” në qytetin e Lushnjës.

    Me anë të një postimi në Facebook, ai ka njoftuar se zjarrfikësja dhe forcat e policisë po punojnë për të vendosur nën kontroll situatën e rëndë.

    Ai shkruan se gjendja vështirësohet për shkak se në këtë ndërtesë ka edhe mjedise banimi në katet e sipërme.

    “Një zjarr i madh në Qendrën Tregtare Metropol në Lushnjë ka krijuar një situatë tepër të vështirë rreziku, ndërsa ndërtesa ka dhe mjedise banimi në katet e sipërme. Forcat zjarrfikëse dhe policia po luftojnë për të vendosur nën kontroll situatën e rëndë”,-shkruan Taulant Balla.

    Njoftimi i policisë

    Rreth orës 14:40, njoftohemi se në Qendrën Tregtare “Metropol” në qytetin e Lushnjës ka rënë zjarr.

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” kanë shkuar në vendngjarje dhe po marrin masa për evakuimin e qytetarëve dhe banorëve në qendrën tregtare.

    Janë dërguar edhe forcat e sigurisë kombëtare në mbeshtetje të Policisë Vendore për evakuimin e qytetarëve.

    Shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

    Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë, po punohet për zbardhjen e rrethanave të rënies së zjarrit./Euronews Albania

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark