×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Zjarre të mundshme në vend”, Agjencia për Menaxhimin Emergjent ka një paralajmërim për qytetarët

    Insajderi
    18 July 2023 - 12:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Agjencia për Menaxhimin Emergjent pas temperaturave të larta ka dalë me një paralajmërim për zjarre të mundshme në vend.

    U është bërë thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm dhe vigjilent, të kontribuojnë në shuarjen e zjarreve si personalisht, ashtu edhe përmes kontaktimit të numrave emergjent.

    APELOJMË, të jemi të gjithë të kujdesshëm dhe vigjilent për shmangien e të gjithë shkaktarëve të mundshëm të zjarrit, vërejtjen dhe lajmërimin me kohë në numrat emergjent, si dhe të ndihmojmë në shuarjen e zjarrit kudo që ai mund të paraqitet dhe kërcënon, pasi që për një veprim të tillë përveç tjerash na obligon edhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës si dhe aktet tjera ligjore dhe nënligjore”, thuhet në apelin e AME-së.

    AME ka rikujtuar se zjarrvëniet e qëllimta, si dhe ato të shkaktuara nga pakujdesia, janë vepër penale të cilat sanksionohen me ligj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark