×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Zogaj: Qeveria për qëllime politike s’po e përkrah “Unazën e Qytetit”

    Insajderi
    27 November 2023 - 09:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, ka deklaruar se Qeveria Kurti për qëllime politike nuk po e mbështet një prej projekteve më të rëndësishme, siç është ndërtimi i “Unazës së Qytetit”.

    Nënkryetari i Prishtinës ka folur edhe për shumën që do ta kenë në dispozicion për investime kapitale, ku përfshijnë ndërtimin e disa rrugëve, spitalit të Prishtinës dhe ndërtimi i disa sallave sportive.

    Duke folur për mospërkrahjen e ekzekutivit për ndërtimin e “Unazës së Qytetit”, Zogaj ka thënë se kostoja është e papërballueshme për Kryeqytetin. Për këtë, kërkojnë garanci nga Qeveria e Kosovës.

    ‘Unaza e Prishtinës’ është një ndër projektet më të mëdha të qytetit është projekt që tejkalon 300 milionë euro investime dhe e tejkalon edhe Prishtinës sepse ne themi është një projekt i Kosovës i vendit sepse i ndihmon gjithë qytetarët të kyçën në kryeqytet është autostradë që e rrethon gjithë Prishtinën ky projekt nuk mund të bëhet vetëm nga Prishtina sepse nuk mund ta financojë këtë projekt andaj kërkohet ndihmë nga Qeveria dhe ne i jemi qasur edhe Qeverisë lidhur më këtë projekt sepse tani më ekziston një projekt ku ka qenë i përfshirë edhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ekziston edhe kostoja edhe vullneti i kryeqytetit të hyjë në këtë projekt por në anën tjetër kërkohet një garanci për nënshkrimin e kredisë. Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka zotuar mbi 200 milionë euro për projektin edhe 100 milionë të tjera na duhen për pjesën e shpronësimit dhe ne do të hynim në projekt shumë shpejtë por pa garanci të shtetit të Qeverisë së Kosovës nuk mund të ndodhë ky projekt”, u shpreh Zogaj.

    Numri dy i Kryeqytetit dyshon se mospërkrahja e ekzekutivit po bëhet për qëllime politike. Zogaj thotë se ndërtimi i “Unazës së Qytetit” ndikon në zhvillimin ekonomik dhe për këtë arsye është i nevojshëm ky projekt. 

    Përgjigjja e tyre ka qenë që nuk është prioritet i joni për momentin sepse kemi prioritete të tjera, pra një prej projekteve më të mëdha kapitale edhe të kryeqytetit edhe vendit si një prioritet dhe ne konsiderojmë që ka edhe qellim politik sepse po te ishte një tjetër situatë ata do e kishin prioritet këtë projekt sepse ky projekt edhe nga partnerët ndërkombëtarë tregohet si projekt që e ndihmon ekonominë e Kosovës, një projekt strategjik i vendit baras me energjinë e disa projekte të tjera të mëdha të vendit dhe ne insistojmë që të bëhet dhe tani jemi duke shikuar edhe alternativa tjera që ta financojmë këtë projekt”, thotë Zogaj, teksa shton se një ndër alternativat për jetësimin e këtij projekti është partneriteti publiko-privat.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark