×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Zogaj rrëfen tmerrin: E torturuan një grua dhe më gënjenin që ishte gruaja ime, i durova bërtimat e saj

    Insajderi
    15 February 2023 - 22:20

    Ish i burgosuri politik, Bislim Zogaj, ka treguar në emisionin Pressing në T7 vuajtjet nëpër të cilat kalonin shqiptarët nëpër burgjet e regjimit serb në Kosovë.

    Zogaj tregon se më famëkeqi prej të gjitha burgjeve ishte ai i Prishtinës.

    “Kishte shumë histori të tmerrshme për atë vend. Edhe vet pamja të tregon se sa i tmerrshëm ishte. Nëpër dhoma ksuhtet e jetesës ishin përtej tmerrit. Nuk kishte nyje sanitare. Nevojat bëheshin në një kovë dhe aty duhej të jetonin të burgosurit. Unë për vete isha në një burg tjetër. Por torturat ishin të tmerrshme”, tregon Zogaj.

    Zogaj tutje flet edhe për torturat që ksihte përjetuar brenda burgut. Ai tregon se madje e kishin vënë edhe afër pushkatimit, në momentin kur e kuptuan se ai nuk do të fliste asgjë.

    “Në burg na rrihnin e na detyronin të shihnim të tjerët që kalonin nëpër tortura e maltretime të tmerrshme. Na godisnin në thonj. Ato pastaj të binin. E ruaja vetëm këtë të gishtit të vogël që të mund të kryeja ndonjë funksion me të. Më thanë se në dhomën tjetër po më dhunonin gruan. I dëgjova bërtimat. Më vonë e mora vesh që nuk ishte gruaja ime por më gënjenin. Shpresoj që edhe bërtimat kanë qenë improvizim.”, shtoi ai në emisionin Pressing.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark