×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Zogaj: Vendim për keqardhje, me paga është cenuar pavarësia e gjyqësorit

    Insajderi
    02 February 2023 - 21:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, tha se me koeficientin dhe kategorizimin e pagave të caktuara nga qeveria e Kosovës për sistemin gjyqësor është cenuar dinjiteti i gjyqësorit.

    “Është njëri prej vendimeve që Këshilli Gjyqësor i Kosovës, e ka pritur nga qeveria, nuk ka qenë befasues dhe është vendim për keqardhje, si dhe është ndërhyrje direkte në pavarësinë e sistemit gjyqësor”, tha ai sonte në emisionin RTK Prime.

    Zogaj tha se ky vendim është në vazhdën që qeveria ka bërë dhe ka atakuar sistemin gjyqësor. Ai ka këtë kategorizim e ka lidhur me luftën që Këshilli Gjyqësor i Kosovës e ka pasur me qeverinë e Kosovës në dy vitet e fundit për çështjen e Vetingut në vend.

    Sipas tij me këtë kategorizim për paga është dekurajim për gjeneratat e reja që synojnë të jenë pjesë në sistemin gjyqësor.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark