×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    “Zoti të shkatërroftë”, Izraeli thërret ambasadorin turk pas deklaratës së Erdogan kundër Netanyahut

    Insajderi
    22 March 2024 - 17:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz ka thirrur ambasadorin turk në Izrael për të shprehur shqetësimin në lidhje me fjalët e përdorura nga presidenti Rexhep Tajip Erdogan ndaj kryeministrit Benjamin Netanyahu.

    “Zoti e shkatërroftë dhe e bëftë të mjerë”, citohet të ketë thënë presidenti turk në një miting elektoral. Këto fjalë, siç shkruan Katz në një postim në X, meritojnë “një mesazh të qartë t’i dërgohet Erdoganit”.

    “Ju që mbështesni ata që djegin fëmijët, vrasësit, përdhunuesit dhe gjymtuesit kriminelë të Hamasit, jeni të fundit që mund të flisni për Zotin. Nuk ka Zot që do t’i dëgjojë ata që mbështesin mizoritë dhe krimet kundër njerëzimit të kryera nga miqtë tuaj barbarë në Hamas. Heshtini dhe të kini turp”, shkroi kreu i diplomacisë izraelite.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark