ZRrE aprovon shtrenjtimin e rrymës për 16.1 për qind - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    ZRrE aprovon shtrenjtimin e rrymës për 16.1 për qind

    Insajderi
    16 April 2025 - 09:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në mbledhjen e sotme të ZRRE-së është aprovuar shtrenjtimi i rrymës prej 16.1 përqind.

    Kjo ka qenë mbledhja e katërt me radhë e bordit, ku edhe është bërë aprovimi i tarifave të shtrenjtuara.

    Kësisoj nga  1maji i këtij viti qytetarët do të paguajnë rrymën me shtrenjtim prej 16.1%.

    Caktimi i tarifave për 2025-2026  u bë pasi që më 11.04.2025 ZRRE vendosi që qytetarët e Kosovës të paguajnë rreth 16% më shtrenjtë energjinë elektrike të cilën e shpenzojnë.

    ZRRE ka bërë me dije se rritja është për të gjitha kategoritë e konsumatorëve.

    Një protestë u mbajt po atë ditë për ta kundërshtuar këtë vendim, derisa janë paralajmëruar edhe të tjera./Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark