Insajderi
Lajme

 “ZRRE u shndërrua në instrument të Qeverisë, rritja një favor i hapur për klikën mafioze energjetike”

Insajderi
11 April 2025 - 16:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
 “ZRRE u shndërrua në instrument të Qeverisë, rritja një favor i hapur për klikën mafioze energjetike”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

ZRRE në Kosovë zyrtarisht, ka treguar sot se është marrë vendimi për shtrenjtimin e tarifave të energjisë elektrike.

Lidhur me këtë ka reaguar, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili tha se kjo rritje është një favor i hapur për klikën mafioze energjetike të instaluar nga kjo qeveri”.

Ai kritikoi edhe ZRRE-në se është shndërruar në instrument të Qeverisë Kurti.

“ZRRE-ja, e cila është kthyer në një instrument në duart e Qeverisë Kurti, sot ka konfirmuar se nuk vepron më në interes të konsumatorit, por është shndërruar në mekanizëm për të justifikuar vjedhjen dhe keqpërdorimin në tregun e energjisë. Aferat me shitblerjen e rrymës nuk janë më vetëm dyshime, për to tashmë ka të dyshuar konkretë, njerëz të afërt me kryeministrin!”, ka shkruar Haradinaj në një postim në “Facebook”.

Haradinaj tha se “ndërkohë që shumë familje mezi përballojnë faturat, këta vazhdojnë të pasurohen përmes rrugëve të paligjshme dhe të turpshme”.

“Ata që janë zhytur në këto afera do të japin llogari para drejtësisë”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark