×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Zuckerberg: Dhjetë milionë përdorues i bashkohen rivalit të Twitter, për shtatë orë

    Insajderi
    06 July 2023 - 18:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dhjetë milionë përdorues u regjistruan për aplikacionin e sapolançuar Threads të Meta në shtatë orët e para të tij, thotë shefi i kompanisë Mark Zuckerberg.

    Ai e prezantoi aplikacionin si një rival “miqësor” ndaj Twitter, i cili u ble nga Elon Musk në tetor. Ekspertët thonë se Threads mund të tërheqë përdoruesit e Twitter të pakënaqur me ndryshimet e fundit në platformë.

    Threads i lejon përdoruesit të postojnë deri në 500 karaktere dhe ka shumë veçori të ngjashme me Twitter. Më herët, Zuckerberg tha se mbajtja e platformës “miqësore… në fund të fundit do të jetë çelësi i suksesit të saj”.

    Por zoti Musk u përgjigj: “Është pafundësisht e preferueshme të sulmohesh nga të huajt në Twitter, sesa të kënaqesh me lumturinë e rreme të Instagramit të fshehtë”.

    Kur u pyet në Threads nëse aplikacioni do të jetë “më i madh se Twitter”, Zuckerberg tha : “Do të duhet pak kohë, por mendoj se duhet të ketë një aplikacion për biseda publike me mbi 1 miliard njerëz në të. “Twitter ka pasur mundësinë për ta bërë këtë, por nuk e ka arritur. Shpresojmë se do ta bëjmë.”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark