×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Zv/kryeministri e cilëson të rëndësishëm për Kosovën anëtarësimin e Meridian në Forumin Botëror Ekonomik

    Insajderi
    18 September 2018 - 10:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëvendëskryeministri kosovar, Enver Hoxhaj e ka cilësuar të rëndësishëm anëtarësimin e kompanisë nga Kosova, Meridian Coorporation, në Forumin Botëror Ekonomik (WEF).

    Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, ka thënë se është në të mirë të shtetit të Kosovës anëtarësimi i Meridian Coorporation në Forumin Botëror Ekonomik.

    “Ndihem mirë kur shoh koorporatat e Kosovës që integrohen në organizata të rëndësishme ndërkombëtare, si Meridian Coorporation e cila është bërë anëtarja e parë nga Kosova e Forumit Botëror Ekonomik! Punë të mbarë dhe paqi fat!”, shkroi Hoxhaj të hënën, kur edhe u kumtua lajmi i anëtarësimit të Meridian në WEF.

    Njëra ndër kompanitë më të vjetra private dhe më të mirënjohura në Kosovë, Meridian Corporation, u pranua të hënën si anëtare e Forumit Ekonomik Botëror, me seli në Gjenevë, Zvicër.

    Meridian Corporation është kompania e vetme kosovare e cila do ta përfaqësojë vendin tonë në FEB, ndërsa anëtarësimi i saj në Forumin Botëror Ekonomik vjen si mirënjohje për rolin dhe kontributin e kompanisë në përmirësimin e ambientit ekonomik dhe social në vendin tonë.

    E themeluar 26 vjet më parë, Meridian Corporation është kompani distribuimi e cila ka fokus të veçantë  sektorin e ushqimit dhe pijeve. Në kuadër të Meridian Group janë edhe njësitë e suksesshme të biznesit sikurse rrjeti i marketeve Meridian Express, Meridian Kitchen dhe Buka Bakery.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark