10:05 - 22 Mars 2023

Pas një takimi me Komisionarin hungarez të BE-së për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi, zëvendëskryeministri serb, Millosh Vuçeviq, tha se pozicioni i Serbisë “është disi më i mirë” pas bisedimeve në Ohër më 18 mars, ku palët u pajtuan rreth Shtojcës së Zbatimit të Marrëveshjes Bazë për normalizim të marrëdhënieve, shkruan Insajderi.

“Përshtypjen që ma dhanë njerëzit me të cilët kam biseduar është se Serbia ishte partner më konstruktiv në bisedimet në Ohër, të cilat nuk ishin aspak të lehta. Asgjë nuk është finalizuar, në fund asgjë edhe nuk është nënshkruar, por ka dëshirë për të lëvizur para në normalizimin e përgjithshëm të marrëdhënieve serbo-shqiptare”, ka thënë Vuçeviq, siç e citoi N1, përcjell Insajderi./Insajderi/