×
  • Lajme
  • Insajderi

    Zv/ministri i Arsimit thotë se janë “të papranueshme” dhe “abuzuese” çmimet e librave

    Insajderi
    21 August 2023 - 20:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zëvendësministri i Arsimit, Taulant Kelmendi, ka dalë me reagim pasi MAShTI sot njoftoi se po e shqyrton mundësinë t’ua transferojë paratë prindërve në mënyrë që ata t’i blejnë pastaj tekstet shkollore për fëmijët e tyre për vitin e ri shkollor.

    Sipas Kelmendit, në pesë vitet e fundit janë shpenzuar afër 52 milionë euro për blerjen e teksteve shkollore nga shtëpitë botuese.

    Ai tha se janë të papranueshme, të paarsyeshme dhe abuzuese çmimet e librave 27 e 30 euro.

    “Sigurisht kjo nuk do të lejohet në qeverisjen tonë. Përveç përmirësimit të cilësisë së teksteve, ne po angazhohemi të ndalet abuzimi me buxhetin e shtetit”, ka shkruar ai në Facebook.

    “Në anën tjetër, reagime të pritshme nga grupet e interesit për të mbrojtur abuzimet me tekstet shkollore. Kjo nuk kalon!#transparencë#joabuzimit”, shtoi ai.

    Duke folur në një konferencë për media më 21 gusht në Prishtinë, ministrja e Arsimit, Arbëri Nagavci tha se furnizimi i nxënësve me tekste shkollore nga MASHT-i ka qenë “mjaft sfidues” në vitet e mëparshme, për shkak se “ky proces ka qenë jo gjithmonë i drejtë dhe cilësor”.

    “Sivjet po shqyrtojmë mundësinë që transferimi i mjeteve për sigurimin e teksteve shkollore, sipas obligimit ligjor të Ministrisë së Arsimit, të bëhet në llogari të prindërve dhe të njëjtit t’i blejnë tekstet për fëmijët e tyre. Shumë shpejt, brenda dy a tri ditëve do të vendoset për këtë”, tha Nagavci.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark